Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e teleferikut për në Kalanë e Prizrenit
Lexohet për: 1 min.
Prizren_Fortress_(2021)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sot u nënshkrua marrëveshja për ndërtimin e teleferikut për në Kalanë e Prizrenit.

Kështu informoi kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili bëri të ditur se nënshkrimi i marrëveshjes u bë me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliun dhe agjencinë Zvicerane, Swiss-Contact.

“Sot, së bashku me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Liburn Aliu dhe agjencinë Zvicerane Swiss-Contact, nënshkruam marrëveshje tripalëshe për ndërtimin e teleferikut për në Kalanë e Prizrenit. Fillim vit i mbarë!”, shkroi Totaj në Facebook.

Ky projekt do të ndikojë në turizëm, rrjedhimisht, në zhvillimin ekonomik të Komunës së Prizrenit, në kuadër të zhvillimit të produkteve turistike si një ndër atraksionet kyçe të Komunës.

Kalaja e Prizrenit, përveç një margaritar i trashëgimisë kulturore, ofron një pamje të jashtëzakonshme të kryeqytetit historik të Kosovës. 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025