Nënshkruhet marrëveshja 37 milionë euro për ngritje të shërbimeve shëndetësore dhe të edukimit të hershëm
Lexohet për: 2 min.
448643694_7495027203942411_775005449066719815_n
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Në vlerë prej 37.2 milionë eurove, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka nënshkruar marrëveshje për projektet “Qasja Gjithëpërfshirëse e Kosovës për Forcimin e Sistemit të Shëndetësisë” si dhe “Edukimi dhe Kujdesi në Fëmijërinë e Hershme për Kapitalin Njerëzor të Kosovës”.

Në ceremoninë e mbajtur sot, Ministri i Financave, Hekuran Murati derisa ka theksuar se partneriteti me Bankën Botërore është thelbësor për zbatimin e shumë projekteve kyçe në vend, ka shtuar se qëllimi i këtyre marrëveshjeve është përmirësimi i ofrimit të shërbimeve thelbësore shëndetësore publike dhe atyre të edukimit të hershëm.

Ndërsa, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka theksuar se përmes këtij projekti, MSh ka mundësuar ekspertizë profesionale nga ekspertë ndërkombëtar dhe lokal, në hartimin e ligjeve, shëndetësi, komunikim, por edhe asistencë administrative.

Se këto projekte janë të rëndësishme për qytetarët e vendit, e tha edhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

Ajo ka shtuar se ky projekt do të përmirësojë akcesin në arsim cilësor dhe do të sigurojë që çdo fëmijë të ketë mundësi për të arritur potencialin e tij të plotë nëpërmjet përfshirjes edhe në edukimin e hershëm pa marr parasysh sfidat me të cilat ballafaqohen familjet.

Ndërkaq, Drejtori i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Massimiliano Paolucci ka thënë se me këto projekte synohet të përmirësohet shkollimi i fëmijërisë së hershme.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024