Nëna që kërkon mos t’i ndalet ndihma sociale: Djali më bie në gjumë i uritur
Lexohet për: 2 min.
delijaj-310324
8 muaj më parë
Linku u kopjua

“Mësuesja e tij e ka veshur dhe e ka rritur me aq sa kishte mundësi, e veç sikur ta shihja duke u rritur e duke u bërë i zot i vetës, edhe po të vdisja nuk më intereson”. Këto janë fjalët e Fetije Delijajt, të cilën e ka lodhur sëmundja dhe sfidat e jetës.

Ani pse vetë e sëmurë me kancer, për çka nuk ka mundësi t’i blejë as barnat, hallin më të madh e ka për djalin e saj 13-vjeçar, të cilit thotë se shpesh s’ka as çfarë t’i jap për të ngrënë.

E të vetmen lutje që e ka nëna Fetije është që djali t’i rritet e të bëhet zot i vetës.

Familjes tre anëtarëshe e cila jeton në një shtëpi që iu është dhuruar nga një donator në lagjen “Vranjefc”, të Prishtinës, iu është ndërprerë edhe ndihma sociale që e kishte marrë më herët.

Nëna Fetije tanimë ka harruar vetën dhe krejt çka kërkon është që djali i saj të ketë ushqim për të ngrënë, por që nuk i mjaftojnë 100 eurot që i merr për shkak të sëmundjes së saj. Ajo kërkon ndihmë prej institucioneve që t’i rikthehet ndihma e asistencës sociale për t’i ndihmuar sadopak.

55-vjeçarja ka treguar për KosovaPress, se mësuesja e djalit, me aq sa ka pas mundësi, e ka ndihmuar djalin, i cili ndonjëherë edhe bie në gjumë i uritur për shkak se nuk ka ushqim.

Delija kërkon nga institucionet që mos ia ndalin ndihmat sociale, pasi nuk ka mundësia t’ia dal.

Të gjithë ata që dëshirojnë ta ndihmojnë familjen Delijaj, mund ta kontaktojnë në numrin 049-556-470, ose ta vizitojnë në lagjen “Vranjefc”, të Prishtinës. /A.Shala/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024