Nën kërcënimin e thikës, tri kolumbiane grabiten në banesën e tyre në Prishtinë
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Nën kërcënimin e thikës, tri kolumbiane grabiten në banesën e tyre në Prishtinë
policia veturat laura
27/06/2026 - 08:54
Linku u kopjua

Tri shtetase të Kolumbisë kanë raportuar se janë grabitur nën kërcënimin e thikës nga gjashtë persona në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, viktimat kanë deklaruar se rasti kishte ndodhur më 17 qershor, rreth orës 22:00, në rrugën "Agim Ramadani", ndërsa grabitja është raportuar më 26 qershor.

Sipas ankuesve, gjashtë persona të dyshuar i kanë përcjellë deri te banesa e tyre, ku më pas i kanë futur në një dhomë dhe, nën kërcënimin e një thike, u kanë grabitur katër telefona mobilë dhe 300 euro.

Pas kryerjes së grabitjes, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si "Grabitje" dhe hetimet janë në vazhdim.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026