Shënohen Ditët e Tokës, theksohen sfidat mjedisore
Lexohet për: 2 min.
Osmani-280423
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se mbrojtja e tokës dhe mjedisit është mbrojtje e shëndetit, jetës dhe mirëqenies në tokë. Në shënimin e Ditëve të Tokës, ajo ka thënë menaxhimi i mbeturinave është garanca për tu përballur me sfidat mjedisore.

Me qëllim të promovimit të mjedisit pa mbeturina, është prezantuar një strukturë e pa përfunduar e lojërave, e cila është krijuar duke ricikluar e rindërtuar njësitë njëpërdorimshe plastike.

https://kosovapress.com/admin/ditet-e-tokes-osmani-ben-thirrje-per-mbrojtje-te-mjedisit/

Osmani ka thënë se sfidat më të mëdha mjedisore janë ndryshimet klimatike, ndotja e ajrit, trajtimi i mbeturinave, shpyllëzimi dhe ndotja e ujit.

"Na duhet bashkëpunim dhe koordinim i rregullt si në nivel nacional, ashtu edhe në atë rajonal por edhe në nivel global. Në një botë të dominuar nga mbi konsumi, mbi prodhimi, migrimi i vazhdueshëm dhe mbi popullimi, efiçienca, menaxhimi dhe trajtimi i mbeturinave si dhe ekonomia qarkore gradualisht shndërrohen në kryefjalë. Ato janë garanca jonë për tu përballur suksesshëm me sfidat mjedisore të ditëve tona”, ka thënë Osmani.

https://kosovapress.com/admin/kurti-rreth-2-milione-euro-mbeshtetje-per-komunat-ne-mbrojtje-te-natyres/

Në këtë aktivitet i cili është organizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Luksemburgut, ambasadori Eric Dietz tha se është e rëndësishme rritja e ndërgjegjësimit dhe fuqizimi i të rinjve.

Për çdo vit, me datën 22 prill shënohet Dita e Tokës për të treguar mbrojtjen e mjedisit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024