Në shënim të 27 Prillit – Ditës së personave të pagjetur të Kosovës, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë bërë homazhe pranë Obeliskut të të pagjeturve.
Ata kanë vendosur kurora lulesh para përmendores së personave të pagjetur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
“Është mirë që pas 23 vjetësh nuk po harrohen edhe 1 mijë e 612 vetë të cilët i kemi ende të pagjetur, nuk po harrohen edhe familjet që janë gjithmonë duke vajtuar dhe kërkuar më të dashurit e tyre. Nuk po harrohen edhe ata që po na thërrasin ‘o ejani e merrna’, e ne jemi ata që nuk po dimë ku janë. Pra, një apel, një kërkesë që e kemi pasur tash një vit me ndal një dritë tre minuta, sot iu kërkoj të gjithë atyre që kur të ulen për të ngrënë bukë, të mendojnë një sekondë për familjarët të cilët e kanë zemrën të pashëruar dhe shpirtin t’u iu vajtuar e me lot me gjak. I kisha lutur të kërkojnë me lutjen ‘o Zot ndihmoju këtyre njerëzve’ dhe ‘bëhuni pak më të vetëdijshme autoritet vendore dhe ndërkombëtare për zbardhjen e fatit të pagjetur’”, theksoi ai.
Çerkini pati kritika edhe ndaj ndërkombëtareve, për të cilët theksoi se për 20 vjet nuk e kanë zgjidhur problemin e të pagjeturve.
Në shënim të Ditë së Personave të pagjetur të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, sot bëjnë homazhe edhe në kompleksin Memorial në Mejë të Gjakovës.