Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore të Prishtinës është mbajtur seanca për vazhdimin e shqyrtimit gjyqësor në rastin penal të vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq. Për këtë rast po gjykohen Marko Roshiq, Silvana Arsoviq, Rade Basara, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq dhe Nedelko Spasojeviq. Në seancën e sotme gjyqësore sot janë dëgjuar dy dëshmitarë që janë punonjës të kompanisë distributive të energjisë elektrike “Elektrokosova” në veri të Mitrovicës, Zoran Voksanoviq dhe Zoran Obradoviq. Që të dy dëshmitarët u shprehën se më 5 janar të vitit 2018 ishte intervenuar në një shtyllë elektrike prej të cilës furnizohej me energji elektrike edhe zyra e partisë që udhëhiqej nga ish politikani, Oliver Ivanoviq.
Prokurori i rastit, Burim Qerkini dëshmitarin e parë Zoran Voksanoviq u interesa të pyes më shumë rreth prishjeve elektrike që kishin ndodhur në janarin e vitit 2018.
“Qerkini:A mund ta konfirmosh që edhe rruga ‘Sutieska’ ka qenë nën përgjegjësinë tënde? Voksanoviq: Po.[...]Qekini: A mund të na tregosh se gjatë muajit janar në rrugën ‘Sutieska’ ka pasur prishje elektrike? Nëse po a mund ta saktësohet kur dhe datën dhe cila ka qenë prishja? Voksanoviq: ne kemi pasur intervenim në rrugën ‘Sutieska’ më 5 janar këtë mund ta dokumentoj përmes urdhëresave të punës[...]Qerkini: Intervenimi ka qenë në bazë të kërkesës së qytetarëve apo ka qenë intervenim që e keni planifikuar vetë[...]Voksanoviq: Unë për këtë nuk e di por e kemi marr urdhrin prej drejtorit teknik për të intervenuar në shtyllën për nga ka ardhur prishja, e kemi drejtorin pas neve e kemi udhëheqësin e ndërrimit i cili e ka shkruar urdhrin për numrin e caktuar të njerëzve që të intervenojnë në atë shtyllë[...]Dhe nga 5 janari sipas njohurive tona ne nuk kemi pasur intervenime...Qerkini: Kjo shtylla që e përmendet a lidhet me zyrat e partiës SDP...Sipas mendimit tim mendoj që po[...]Qerkini: A keni njohuri se kur ka ndodhur prishja...Voksanoviq: Prishja ka ndodhur më 5 janar”, u shprehën Qerkini dhe Voksanoviq.
Pyetje për dëshmitarin e parë të gjykimit të sotëm pati edhe Dobrisha Llaziq avokati mbrojtës i të akuzuarës, Silvana Arsoviq.
Dëshmitari, Zoran Voksanoviq u shpreh se të akuzuarën Silvana Arsoviq nuk e ka njohur dhe derisa nuk e ka njohur nuk mund t’i di raportet me persona tjerë.
Tutje i pyetur për çfarë lloj prishjesh bëhej fjalë për intervenimin që ekipi zhvilloi më datën 5 janar, Voksanoviq u shpreh se ishte djegur një tel.
Obradoviq u shpreh se prishja e fundit e lajmëruar më 5 janar të viti 2018, por se a ka pasur prishje të tjera pas kësaj date tha se nuk mund ta di se a ka pasur apo jo pasi ajo është trafo-zonë.
Prokurori i rastit, Burim Qerkini u interesua të di se për këtë prishje si udhëheqës a ishte njoftuar nga tashmë i ndjeri, Oliver Ivanoviq apo jo. Ndërsa, dëshmitari, Zoran Obradoviq tha se nuk është njoftuar nga ai.
Edhe dëshmitari Obradoviq nga mbrojtësi i Silvana Arsvoiq u pyet se a e ka njohur klienten e tij, por dëshmitari u shpreh se nuk e ka njohur më parë.
E para se të dëgjoheshin dëshmitarët, kryetari i trupit gjykues njoftoi se për shkak të infektimit me COVID i pranishëm në seancë nuk ishte i pranishëm avokati mbrojtës i të akuzuarit, Marko Roshiq, Mahmut Halimi.
“Meqenëse keni thënë që nesër janë dëshmitar të rëndësishëm unë kisha pritur që Mahmut Halimit të shërohet besoj që sa i përket mua mund ta shtyni deri në 2030”, theksoi ai.
Edhe gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor mbrojtja e të akuzuarve, Nedelko Spasojeviq dhe Rade Basara si dhe vetë i akuzuari Marko Roshiq kërkoi që tu ndërpritet masa e paraburgimit.
E trupi gjykues i këtij rasti i kryesuar nga gjyqtari, Valon Kurtaj u shprehen se për masën e paraburgimit do t’i njoftojnë palën me shkrim.
Ndërsa, dëgjimi i dëshmitarëve të tjera është vendosur që të vazhdoj më datën 22 shkurt, 28 shkurt dhe 4 mars të këtij viti.
Politikani serb, Oliver Ivanoviq ishte vrarë më 16 janar 2018 në qytetin e Mitrovicës.