Në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës sot është lansuar shërbimi digjital për “ngjarjen jetësore: lindja e fëmijës”, një iniciativë që synon të thjeshtojë procedurat administrative dhe të përmirësojë qasjen e qytetarëve në shërbime publike.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se projekti është një shërbim i ri digjital në e-Kosova që thjeshton procedurat për prindërit që nga lindja e fëmijës.
“Ky projekt pra është një shërbim i ri digjital, i integruar në platformën e-Kosova, që lehtëson procedurat për prindërit që nga momenti i lindjes së fëmijëve. Përmes këtij sistemi, të gjitha të dhënat dhe shërbimet që lidhen me lindjen e fëmijëve, procedohen automatikisht nga spitali tek institucionet përkatëse pa pasur nevojë që prindërit të paraqiten fizikisht në një institucion tjetër pas lindjes së fëmijës në klinikën e Gjinekologjisë. Në këtë fazë përfshihen: regjistrimi i të porsalindurit në sistemin informativ shëndetësor, aplikimi për shtesat për lehonat dhe fëmijën, regjistrimi i vaksinave, një hap shumë i rëndësishëm për mbikëqyrjen e vaksinimit në Republikën e Kosovës, hapja e llogarive në platformën e-Kosova, si dhe njoftimi elektronik i institucioneve përkatëse. Platforma ofron gjithashtu informacione për secilën fazë, pra nga para lindjes, para shtatzënisë, gjatë shtatzënisë, lindjes e deri te zhvillimi i hershëm i fëmijës”, tha ai.
“Ofrimi i shërbimeve bazuar në ngjarje jetësore është një prej reformave më rrënjësore në kuadër të reformës së administratës publike. Kjo paraqet një ndryshim rrënjësor në mënyrën se si ofrohen shërbime, duke kaluar nga qasja ku institucioni është në qendër, drejt një qasjeje ku qytetari është në qendër....13\16 Kjo paraqet një lehtësim të madh për prindërit e rinj, për shkak se e zvogëlon interaksionin me institucionet, për shkak se, pra, si thamë, shumë procese ndodhin në mënyrë automatike sa i përket menaxhimit të procesit të vaksinimit, inicimit të procedurave për shtesa si dhe inicimi i regjistrimit të fëmijës së sapolindur në regjistrin civil. Përveç kësaj, sistemi, siç e përmendi edhe ministri, është i integruar në e-Kosova, pra, ku qytetari pastaj ka mundësi të qasjes në shërbime dhe informata që lidhen me lindjen e fëmijës, që nga periudha e para-shtatzënisë deri te periudha e kujdesit pas lindjes për fëmijët”, tha Jagxhiu.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, teksa përgëzoi institucionet e Kosovës për këtë shërbim, theksoi se çdo gjë që e lehtëson mirëpritjen e një të posalinduri në familje është gjë e mirë.