Në Qendrën Korrektuese të Dubravës fillon procesi mësimor
Lexohet për: 2 min.
dubrave-mesimi
2 vite më parë
Linku u kopjua

Në Shkollën e Mesme Teknike "Rudina" në Qendrën Korrektuese Dubravë, e cila vepron si paralele e ndarë e Shkollës së Mesme Teknike, "Mithat Frasheri" në Gurrakoc, ka filluar procesi edukativo arsimor i gjysmë vjetorit të parë të vitit shkollor 2021/22.

Për të vazhduar shkollimin, ka pasur një interesim të mirë të të burgosurve, të cilët do të ndjekin mësimet në këto drejtime, Makineri – Saldues- Metalpunues, Makineri – Automekanik, Makineri - Instalues i Ngrohjes e Klimatizimit dhe Ujësjellësit.

Bazuar në Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, çdo person i dënuar ka të drejtë në shkollim fillor dhe të mesëm në pajtim me ligjin për arsimin, andaj SHKK thotë se së bashku me MASHT-in janë kujdesur për krijimin e kushteve sa më të mira për mësim, duke i pajisur nxënësit me tekste dhe materialet e nevojshme shkollore.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, çdo herë në përshtatshmëri të vazhdueshme me ligjet në Republikën e Kosovë, synon të korrektojë dhe risocializojë të burgosurit, duke respektuar të drejtat e tyre fondamentale pa marr parasysh racën, gjuhën dhe religjionin”, thuhet në komunikatën e SHKK.

Ndryshe nga Qendra Korrektuese në Dubravë, në shkollat e tjera në tërë vendin viti i ri shkollor nuk ka filluar për shkak të grevës së mësimdhënësve.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bmesimi-nuk-fillon-as-ne-komunen-e-udhehequr-nga-vetevendosje/
https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bgjakove-te-gjitha-shkollat-ne-greve/
https://kosovapress.com/admin/mesimdhenesit-afat-muratit-nese-nuk-ekzekutoni-pagat-deri-neser-te-padisim-serish/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025