Arkeologët në Poloni kanë zbuluar eshtrat e një fëmije të shekullit të 17-të të lidhur me zinxhirë në një varr për ta parandaluar atë “të ngrihet” nga të vdekurit dhe zbulimi, në dritën e Halloween-it, flet për besimet në vampirët dhe krijesat e tjera të mbinatyrshme.
Eshtrat e një fëmije gjashtë apo shtatë vjeç janë gjetjet më të fundit në një varrezë në fshatin Pien, në veri të Polonisë, që datojnë në një kohë kur njerëzit besonin te fantazmat, zombitë dhe qeniet e tjera të mbinatyrshme, ndërsa sot ato janë vetëm një justifikim për maskaradat.
Fëmija ishte varrosur me fytyrë poshtë me një dry hekuri nën këmbën e majtë, me shumë gjasa për ta penguar “të ngrihej dhe të largohej” nga varri për t'u ushqyer me të gjallët, shpjegon Polinski.
Ai thekson se njerëzit kishin frikë se mos i pinin gjakun “të pahijshmit” apo i kafshonin.
“Kemi gjetur një numër të madh varresh me gurë të vendosur në pjesë të ndryshme të trupit, në fyt, bërryl apo qafë, të gjitha si mbrojtje nga i ndjeri”, tha Polinski.
Çikago, qëllon me armë në një festë të Halloween - 15 të plagosur - KosovaPress