Në xhaminë e Shipolit në Mitrovicë, të premten sot është arritur pajtimi mes dy familjeve pas një periudhe të gjatë hasmërie, veprim ky që sipas imamit të këtij objekti fetar, u quajt
dicka që ia kthen shpresën shoqërisë kosovare.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë hoxha Fatmir Latifi, i njohur edhe si pajtues dhe ndërmjetës në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet shqiptarëve.
“Pas një periudhe të gjatë hasmërie, dy familje vendosën të lënë pas dhimbjen dhe të zgjedhin rrugën e faljes, respektit dhe pajtimit. Ky moment nuk ishte vetëm një marrëveshje mes tyre, por një shembull i fuqishëm për gjithë komunitetin, që paqja gjithmonë është më e fortë se përçarja”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton KosovaPress.
Sipas tij, ky akt përfaqëson një fitore jo vetëm për familjet e përfshira, por për gjithë komunitetin në Mitrovicë.
“Sot, Mitrovica fitoi më shumë se dy familje, fitoi uniteti”, shkroi Latifi.