Në mungesë konsensusi, LVV paralajmëron kandidat për president
Lajme
Lexohet për: 4 min.
Dëgjoje me zë...
Në mungesë konsensusi, LVV paralajmëron kandidat për president
Albin Kurti VV
01/03/2026 - 14:04
Linku u kopjua

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kryeministër i Kosovës, Albin Kurti se vendi ka nevojë për një figurë unifikuese në krye të shtetit, ndërsa paralajmëroi se në mungesë të konsensusit, edhe LVV do të propozojë kandidatin e saj për president.

Kurti e nisi fjalimin në mbledhjen e këshillit të përgjithshëm të partisë, duke falënderuar të gjithë aktivistët për angazhimin e tyre në zgjedhje e fund vitit 2025, duke thënë se energjia dhe përkushtimi i tyre u dhanë edhe një rezultat  që i jep mandatë për të vazhduar punën, reformën dhe qeverisjen e ndershme.

Kurti tha se duke pas kohën e shkurtër për zgjedhjen e presidentit, ka nis menjëherë angazhimin për tejkalimin e kësaj sfide, duke nis takimin me partitë partiake.

“Fillimisht ka qenë një pajtueshmëri se vendi ka nevojë për një figurë unifikuese,  një figurë e tillë e pajtueshme për të gjithë do  të ishte nga familja emblematike Jashari. Bindja ime ka qenë dhe vazhdon të mbetet se një figurë e profesor e personalitet si Murat Jashari do të gëzonte mbështetje nga të gjithë partiake, do të ishte nder për republikën, stabilitet për institucionin  dhe siguri për kombin”, tha Kurti duke shtuar se rrethanat globale dhe kërcënimet nga fqinji ynë verior kërkojnë një moment reflektimi dhe një figurë që i bën ballë shtrëngatave me të cilat mund të përballet vendi ynë.

Sipas tij, ky do të ishte rast ideal, por megjithatë pas takimit të dytë që kishte me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, iu është thënë se presidenti duhet të vijë nga PDK.

“Unë mendoj që kandidati mund të vijë nga cilido subjekt, qoftë nga PDK, LDK, apo Lëvizja Vetëvendosje por në fund zgjedhjen për president nuk e garanton përkatësia partiake por vota në Kuvend. Nëse nuk arrijmë të gjejmë një figurë unifikuese që siguron mbështetjen e së paku 80 deputetëve, atëherë një nga opsionet e mbetura është që secili subjekt të propozojë kandidatin e vet partiak dhe të gjithë t’i nënshtrohen garës para Kuvendit, këtë e parasheh edhe Kushtetuta.... nëse subjektet pajtohen që ky të jetë rrugëtimi, pra gara e hapur ku secili subjekt ka kandidatin për president, atëherë edhe ne pajtohemi me këtë qasje dhe LVV do ta ketë kandidatin e saj për president. Si kryetar jam duke u angazhuar maksimalisht që ta tejkalojmë këtë proces dhe vendi mos të shkoj në zgjedhje të reja“, tha ai.

Kurti tha se nesër do të takojë edhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Ai përmendi një miliard euro investime në vit në ushtri, një miliard euro në prodhim dhe një miliard euro investime kapitale.

Sipas tij, vendi ynë do të bëhet eksportues i energjisë elektrike, pasi Termocentrali do të modernizohet. Ndërkaq Termocentrali Kosova A, do të rehabilitohet thellësisht. Derisa shtoi se kapacitetet e erës do të shtohen dy fish, ndërsa, ato diellore tetë fish.

Kurti përmendi edhe rritjen e shtesave për fëmijët dhe nënat lehona, super punën për gratë, mbështetjen e gjysheve që kujdesen për fëmijët kur të dy të rinjtë janë në punë. Kurse, paga minimale në Kosovë do të bëhet 500 euro nga muaji korrik.

“Buxheti në vlerë rreth 4 milardë euro e përfshinë edhe pagën e 13 për punëtorët e sektorit publik e cila do të shpërndahet në fund të këtij muaj që e nisëm sot“, tha ai.

Ai tha se gjatë këtij viti do të kenë edhe zgjedhjet e brendshme.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026