Në muajin qershor shitjet me pakicë ranë për 0.2% në vlerë, dhe 0.7% në vëllim
Lexohet për: 1 min.
Istat, a maggio l'inflazione cala al +7,6%, come a marzo
1 vit më parë
Linku u kopjua

Shitjet italiane me pakicë ranë për 0.2 për qind në terma të vlerës dhe 0.7 për qind në vëllim në muajin qershor krahasuar me muajin maj, theksuan të enjten nga Istat.

Agjencia Kombëtare e Statistikave bëri të ditur se shitjet me pakicë u rritën me 3.6 pwr qind në terma të vlerës në raport me muajin qershor të vitit 2022, por ranë për 3.5 pwr qind në vëllim.

Të dhënat nga viti në vit japin një tregues të ndikimit që ka kriza e kostos së jetesës tek konsumatorët italianë, të cilët paguajnë më shumë për të marrë më pak./ANSA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025