Në mbrojtje të rojës së Radojçiqit, vazhdon të heshtet rasti i aksidentit fatal në Serbi
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Në mbrojtje të rojës së Radojçiqit, vazhdon të heshtet rasti i aksidentit fatal në Serbi
Aksidenti Serbi 2025
27/03/2026 - 12:46
Linku u kopjua

Roja e Radoiçiqit dhe i dyshuari për Banjskën i përfshirë në aksidentin fatal me dy viktima në Serbi, rasti po heshtet e po fshehet

Në serbi po vazhdon mbrojtja për të dyshuarin kryesor Milosh Milenkoviq, për një aksident të rëndë trafiku.

Më parë ishte raportuar se Milenkoviq së bashku me Milan Radoiçiq mori pjesë në sulmin terrorist në Banjskë. Megjithatë, mbrojtja nga pushteti për të dyshuarit e rastit të Banjskës duket se vazhdon, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të Bashkimit Evropian për dorëzimin e përgjegjësve.

Në vend të bashkëpunimit me drejtësinë ndërkombëtare, institucionet serbe po veprojnë në drejtim të kundërt. Rasti i fundit lidhet me një aksident fatal që, sipas shumë burimeve, është mbajtur larg vëmendjes së publikut, shkruan Radar, transmeton KosovaPress.

Aksidenti ndodhi më 21 mars 2025 në një rrugë magjistrale pranë Brusit, kur Milenkoviq, pjesë e sigurimit joformal të Radoiçiq, gjatë një parakalimi të rrezikshëm goditi një automjet që vinte nga drejtimi i kundërt. Si pasojë e përplasjes, humbën jetën bashkëshortët Ratomir dhe Radinka Mijatoviq.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se një vit nga ngjarja, procesi gjyqësor ndaj të akuzuarit ende nuk ka filluar. Dy seanca janë shtyrë – njëra për shkak të mungesës së gjyqtares dhe tjetra për mungesë të gjyqtarëve porotë. Seanca e radhës është caktuar për 7 prill 2026.

Seanca e parë gjyqësore, e planifikuar për dhjetor 2025, u shty për shkak të mungesës së gjyqtares. Edhe seanca e dytë, në mars 2026, dështoi pasi munguan gjyqtarët porotë. Fillimi i ri i procesit është caktuar për 7 prill 2026.

Aktakuza, e ngritur më 30 maj 2025, përmban mangësi serioze. Një nga dëshmitarët e propozuar është vetë viktima Ratomir Mijatoviq, i cili kishte ndërruar jetë vetëm disa ditë pas ngritjes së aktakuzës. Gjithashtu, prokurori nuk ka propozuar masë dënimi për të akuzuarin.

Milenkoviq akuzohet për një formë më të lehtë të veprës penale kundër sigurisë në trafik, edhe pse aksidenti përfundoi me pasoja fatale. Ligji parashikon edhe forma më të rënda të kësaj vepre, me dënime më të larta.

Identiteti i personave që ndodheshin në një automjet tjetër (BMË), pjesë e kolonës së sigurisë së Radoiçiq, nuk është përcaktuar, edhe pse ata ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes dhe komunikuan me policinë. Nuk është kryer as kontroll i plotë për të verifikuar nëse ata posedonin armë.

Aktakuza ndaj Milenkoviq përmban një sërë parregullsish serioze. Prokurori nuk ka propozuar dënim konkret, ndërsa një nga dëshmitarët e listuar është një prej viktimave që ndërkohë ka ndërruar jetë. Për më tepër, ai akuzohet për një formë më të lehtë të veprës penale, edhe pse aksidenti pati pasoja fatale.

Ngjarja nuk është raportuar nga mediat pranë pushtetit dhe as nga institucionet zyrtare, çka sipas Radar, shton dyshimet për një përpjekje të qëllimshme për ta mbajtur rastin në heshtje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026