Në këto pjesë të trupit nuk duhet aplikuar parfumin
Lexohet për: 1 min.
f3f3
2 vite më parë
Linku u kopjua

Doktoresha Anjeshka Blizhanovska, dermatologe nga Varshava, ka përgatitur një seri videosh për ndjekësit e saj me titull "çfarë nuk bën një dermatolog". Mes tyre ishte edhe një video për përdorimin e duhur të parfumit.

Ajo paralajmëron se parfumet nuk duhet të spërkaten direkt në lëkurë – sidomos rreth qafës.

Arsyeja është mundësia e zhvillimit të poikiloderma, e cila manifestohet në prani të ndryshimeve karakteristike, shumë të shëmtuara të ngjyrave - nga e kuqja në kafe.

Blizhanovska rekomandon spërkatjen e parfumit kryesisht në rroba ose flokë. Atëherë përbërësit që përmban parfumi nuk do të bien direkt në lëkurë. Kjo është e rëndësishme, sepse nëse shfaqet poikiloderma, do të duhet të durojmë për pak pamjen jo shumë estetike të lëkurës sonë.

Gjithashtu, thotë të mos aplikoni losion pas rruajtjes në lëkurën tuaj, i cili mund të ketë një efekt të ngjashëm. Nëse planifikoni të qëndroni në diell, dermatologët rekomandojnë përdorimin e kremrave kundër diellit. Në higjienën e përditshme ia vlen të përdorni kremra hidratues dhe serum antioksidues.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025