Në kërkim të finales, nis pjesa e dytë e duelit Spanjë-Francë
Lexohet për: 1 min.
6531654654
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka nisur pjesa e dytë e ballafaqimit ndërmjet Spanjës dhe Francës, sfidë e vlefshme për kualifikim në finale e madhe të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Ballafaqimi nisi furishëm duke sjellë golin e parë pas vetëm nëntë minutave kur Kolo Muani i dha epërsinë 1-0 Francës pas asistimit nga Kylian Mbappe, raporton KosovaPress.

Por, ky gol vetëm sa e frustroi “Furinë e Kuqe” e cila reagoi shpejtë duke e përmbyzur rezultatin në 2-1.

Fillimisht në minutën e 21’ shifrat e barazoi Lamine Yamal me një supergol, kurse vetëm pesë minuta më vonë Kounde realizoi autogol për t’I dhënë epërsinë spanjollëve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024