Sot 28 vjet më parë u dëgjuan krisma armësh, por sot 28 vjet pas në Gllogjan erdhën qytetarë, bashkëluftetarë e familjarë të dëshmorëve për të nderuar dhe kujtuar Epopenë e Dukagjinit.
Dyertë e kullave të familjes Haradinaj ishin hapur edhe sot për të pritur dashamirë e bashkëluftëtarë.
Edhe pse dukeshin në moshë të re Dukagjini për Kosovën ka dhënë shumë vetë fakti qe gjendemi sot do të thotë që lirinë e kemi fituar më shumë
Mund me shumë djemë që kemi nëpër trojat tona që kemi dhënë liria është e shtrenjtë ishalla do e gëzojmë. 24 marsi është datë e cila e qoi në këmbë gjithë kombin duke filluar edhe djemtë e rinj që të mos pritojnë”, tha ai.“Përvjetori i Epopesë së Dukagjinit është gjithmonë kujtime që na mbjellin për ne prej ditës kur ka filluar. Dhe ne prej ditëve dhe muajve në vijim kemi filluar prej qytetit të Gjakovës, kemi filluar mobilizimin këtu. Është një ndjenjë festive dhe është një përkujtim për këta që ranë dhe për ne të gjallët dhe invalidët… Nuk mund të them plotësisht, por në përgjithësi pasi që jemi të lirë, pasi frymojmë shqip, ai është edhe qëllimi ynë që kemi arritur”, tha ai.
Zymer Islami, vëllai i dëshmorit Xhavit Islami i varrosur në kompleksin memorial në Gllogjan, konsideron se institucionet shtetërore është dashur të punojnë më shumë për vendin.
Sot bëhen 28 vjet nga beteja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan, që njihet si “Epopeja e Dukagjinit”.
Caku besohej të ishte shtëpia e familjes Haradinaj. Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj./B.Ibishi/