Me aktivitete të ndryshme me nxënës nga shkollat e Komunës së Prishtinës, sot po shënohet Dita Olimpike 2023, si ngjarje që përmbyll Javën Olimpike e cila u shënuan me shumë aktivitete sportive në rreth 25 komuna në të gjithë Republikën e Kosovës.
Qëllimi i Javës Olimpike është që të rinjtë dhe nxënësit e shkollave fillore të merren me sport për një të ardhme të suksesshme në arenën ndërkombëtare.
Ndërkaq, Kryetari i Komunës së Prishtinës, u shpreh se Kosova po bëhet çdo ditë e më shumë krenare me përfaqësimin që sportistët po i a bëjnë nëpër botë me paraqitjet dhe sukseset e tyre duke fituar medalje të shumta.
Ai tha se shumë shpejtë në Bërnicë do të ndërtohet Qendra Olimpike ku do të ndërtohet një stadium olimpik si dhe një pishinë olimpike.
Gjatë Javës Olimpike, u shënuan aktivitete të ndryshme në komuna si Prishtinë, Suharekë, Malishevë, Gjakovë, Rahovec, Drenac, Fushë Kosovë dhe në Han të Elezit.