Në Deçan mbahet festa tradicionale “Dita Gështenjës”
Lajme
Lexohet për: 1 min.
dita e geshtenjes
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Komuna e Deçanit ka mbajtur festën tradicionale “Dita e Gështenjës”.

Sipas komunës kjo është një festë e veçantë që sjell në vëmendje këtë fryt të çmuar, e cila ka qenë pjesë e traditave dhe kulturës për shumë shekuj.

“Përmes kësaj feste, ne kujtojmë lidhjen e fortë që kemi me natyrën dhe të kaluarën tonë, duke festuar gjithashtu edhe bashkësinë dhe mikpritjen. Kësaj feste i’a shtuan madhështinë piktorët më të mirë shqiptarë, të cilët shfaqën veprat e tyre në ekspozitën e hapur në Koloninë e Artistëve. Kjo ngjarje po ashtu u pasurua nga panairi me produktet vendore, nga fermerët e komunës sonë, njerëzit më punëtorë të vendit. Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj falënderoj gjithsecilin nga ju që na nderuat me pjesëmarrjen e juaj sot”, thuhet në njoftimin e komunës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024