Është mbajtur të premten akademi përkujtimore kushtuar 23-vjetorit të Betejes së Zhegocit, ngjarje kjo e organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të të Komunës, Alban Hyseni dhe shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së.
Gjatë adresimit para të pranishmëve, Hyseni tha se sa herë që nderojmë të rënët, ne nderojmë historinë e me këtë kujtojmë aspiratat tona ndër breza.
Në emër të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së ka folur nënkryetari i Shoqatës së familjeve të dëshmorëve, Muhamet Bilalli, i cili tha se dëshmorët që po përkujtohen sot iu bashkangjitën pushkës së komandantit legjendar, Adem Jashari.
Zëvendësministri i Mbrojtjes dhe ish-zëvendëskomandanti i Zonës Operative të Karadakut, Shemsi Syla, tha se krismat në Betejën e Zhegocit treguan se gjithë Kosova është e përfshirë në luftë.
Në fund të kësaj Akademie është shfaqur një dokumentar kushtuar dëshmorit Nijazi Osmani.