Ndryshon lista e mallrave me përdorim të dyfishtë
Dëgjoje me zë...
Ndryshon lista e mallrave me përdorim të dyfishtë
Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari ka thënë se përditësimi i Listës së Mallrave me Përdorim të Dyfishtë, synon forcimin e kontrollit dhe transparencës mbi mallrat strategjike, duke kontribuar në rritjen e sigurisë kombëtare, mbrojtjen e interesave shtetërore, si dhe në respektimin e të drejtave të njeriut dhe politikave të jashtme.
Sipas Kusari, vendimi është në përputhje të plotë me standardet e Bashkimi Evropian dhe legjislacionin në fuqi, duke synuar harmonizimin e politikave vendore me praktikat ndërkombëtare.
Ajo theksoi se si ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, mbetet e përkushtuar për avancimin e mëtejmë të kornizës ligjore në këtë fushë dhe për ndërtimin e një sistemi të qëndrueshëm dhe të besueshëm për kontrollin e mallrave strategjike.
Propozim-vendimi, i hartuar sipas procedurave të përcaktuara nga Rregullorja e Punës së Qeverisë, është miratuar unanimisht nga kabineti qeveritar.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.