Ndryshimi i Kodit Penal, IKD nis mbledhjen e nënshkrimeve
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ndryshimi i Kodit Penal, IKD nis mbledhjen e nënshkrimeve
Instituti i Kosovës për Drejtësi sot ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ku përmes tyre kërkohet që moszbatimi i qëllimshëm i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe përdorimi i parasë publike për përfitim elektoral të parashikohen si vepra penale.
Naim Jakaj, hulumtuesi i lartë i IKD-së bëri të ditur se për procedimin e kësaj nisme në Kuvend nevojiten së paku 10 mijë nënshkrime.
“
Instituti i Kosovës për Drejtësi fillon zyrtarisht mbledhjen e nënshkrimeve për nismën legjislative qytetare për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Përmes kësaj nisme propozojmë dy ndryshime konkrete. Së pari, propozojmë që moszbatimi i qëllimshëm i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të parashikohet shprehimisht si vepër penale. Së dyti, propozojmë që përdorimi i parasë publike me qëllim përfitimin elektoral gjatë periudhave zgjedhore dhe parazgjedhore të parashikohet si vepër penale”, tha Jakaj.
Ai për përdorimin e parasë publike u shpreh se qytetarët mertiojnë politika sociale dhe mbështetje nga shteti e sipas tij, këto dy propozime kanë një qëllim të përbashkët.
Hulumtuesi i IKD-së theksoi se paraja publike ësht e qytetarëve dhe si rrjedhojë I’u takon atyre dhe jo interesave partiake ose elektorale.
Mbledhja e këtyre nënshkrimeve do të bëhet edhe në qytete tjera, ku qytetarët mund të nënshkruajnë nga ora 10:00 deri në orën 15:00.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.