Ndryshime në Superligën A të volejbollit, vetëm dy ndeshje këtë vikend
Lexohet për: 1 min.
4-Volejboll
2 vite më parë
Linku u kopjua

Këtë vikend, respektivisht më datat 26 dhe 27 shkurt, Superliga A e volejbollit kosovar rikthehet me vetëm dy ndeshje, të vlefshme këto për xhiron e tretë të sezonit të ri 2021/22.

Në kuadër të kategorisë së meshkujve, Luboteni do të zhvillojë ndeshje si vendas kundër Golden Eagle Theranda, kurse te femrat, Fushë Kosova është mysafire e M. Technologie, përcjell KosovaPress.

Arsyeja që në programin e këtij vikendi do të jenë vetëm dy ndeshje është se ekipet e tjera do të jenë pjesëmarrëse në Ligën “Gjergj Kastrioti”.

Përballjet e e ekipeve pjesëmarrëse në këtë ligë do të shtyhen për datën 2 eventualisht 3 mars, dhe në rast të kualifikimit në finale, atëherë ndeshjet e kësaj xhiro do ti zhvillojnë me datë 9 dhe 10 mars.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025