Ndodh rrallë: Izraeli tregon pasojat e në sulmi që kreu në Gaza City
Dëgjoje me zë...
Ndodh rrallë: Izraeli tregon pasojat e në sulmi që kreu në Gaza City
Izraeli ka sulmuar të enjten zonën Ansar në Gaza Siti, duke qëlluar një ndërtesë shumëkatëshe.
Ajo u shkatërrua tërësisht e këtë fat e patën edhe disa tenda që ndodheshin afër, e të cilat u dogjën e rrafshuan.
Deri vonë nuk është raportuar nëse ka ndonjë të vdekur ose të plagosur nga ky sulm, ndërsa që punonjësit e mbrojtjes civile vazhdojnë kërkimet në rrënoja për të parë nëse ka persona të bllokuar.
Njëri nga ta tha se zjarri u përhap me shpejtësi për shkak të materialeve të lehta nga të cilat janë bërë tendat.
“Po punojmë me shumë pak ujë për t’u siguruar që askush të mos mbetet nën rrënoja,” tha ai, transmeton agjencia izraelite e lajmeve TPSIL, përcjellë KosovaPress.
Sipas nja banori palestinez, zona që u sulmua nga Izraeli ishte konsideruar si vend i sigurt për familjet e zhvendosura.
“Na thanë se kjo ishte zonë e sigurt për të zhvendosurit. Tani edhe tendat janë zhdukur. Ku duan që të shkojmë?” – tha ai.
Një djalë i vogël tregoi se ishte në gjumë kur ndjeu tokën të dridhej.
“Babai më nxori jashtë, por në zjarr nuk arrita t’i gjej këpucët e mia,” tha ai.
Një fakt interesant në lidhje me këtë sulm është se për të ka raportuar edhe agjencia izraelite e lajmeve TPSIL, e cila, po ashtu, e ka ofruar edhe video xhirim për këtë sulm. /KosovaPress/