Baza ajrore e Kuçovës sot është tërësisht e transformuar dhe e gatshme si një bazë e re taktike e NATO-s me një rëndësi që i tejkalon kufijtë e Shqipërisë. Kështu u tha në cermoninë e hapjes së bazës ajrore të NATO-s, në Kuçovë, e cila u tha se do të luaj një rol të rëndësishëm për t’iu përgjigjur kërcënimeve që vijnë nga kufiri lindor dhe jugor i aleancës.
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi tha se kjo bazë është një prej investimeve më madhjore të NATO-s në Shqipëri dhe do të shërbej si një bazë ajrore taktike dhe operacionale.
Menaxherja e përgjithshme e agjencisë së NATO-s, për mbështetje dhe prokurimet, Stejsi Kamins tha se të punonin me Shqipërinë dhe kontraktohet italian, patën mundësi që të ofrojnë punime me cilësi të shkëlqyer dhe materiale që përmbushin të gjitha standardet e NATO-s.
Komandanti i NATO-s gjeneral lejtnant, Juan Pablo Sanchez De Lara deklaroi sot nga Kuçova se Shqipëria është më shumë se kurrë e gatshme të marrë përgjegjësi për të mbrojtur sigurinë dhe paqen. De Lara tha se përurimi i saj dëshmon se aleanca jonë, me një qasje 360 gradëshe është e angazhuar mjaft në rajon dhe se koalicioni merr në konsideratë angazhimin e Shqipërisë për sigurinë e NATO-s si e tërë.
De Lara u shpreh se përfshirja e Shqipërisë në mbrojtjen ajrore të NATO-s është simbol i kontributit të saj në këtë pjesë të Aleancës dhe kjo dëshmon unitetin dhe vendosmërinë e NATO-s, si po tregojmë aktualisht në rastin e sulmi të paligjshëm e pushtimit të paligjshëm rus në Ukrainë. Falë përpjekjeve që janë bërë shumë paraardhës tanë dhe nga autoritet shqiptare, theksoi ai më tej, mund të themi se Aleanca e NATO-s garanton në mënyrën më të mirë sigurinë e hapësirës ajrore. Ai shtoi se baza e Kuçovës do të jetë në përputhje me standardet e NATO-s dhe do të përmirësojë besueshmërinë, rezistencën dhe bashkëveprimin në kuadër të Aleancës. Ai siguroi se veprimtaritë mbresëlënëse që janë zhvilluar këtu do të çojnë në rritje të kapaciteteve të NATO-s dhe Shqipëria do të jetë edhe më e sigurtë dhe më e mbrojtur brenda NATO-s.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se baza e re ajrore e NATO-s në Kuçovë i jep vendit tonë një rëndësi të re gjeostrategjike. Në ceremoninë e organizuar me rastin e hapjes së bazë ajrore të NATO-s në Kuçovë, Rama theksoi se tashmë ofrohet infrastrukturë moderne për flotën tonë të helikopterëve e dronëve të armatosur dhe avionët luftarakë të Aleancës. Rama nënvizoi se kjo bazë do të shërbejë edhe për të çuar në një tjetër nivel përgatitjen e aviatorëve tanë, ndërkohë që i jep vendit tonë një rëndësi të re gjeostrategjike.
“Dy helikopterët e rinj ‘Black Hawk’ si dhe dronët ‘Bayraktar’ janë pjesë e një rritjeje që do të vazhdojë”, tha ai.
Kryeministri solli në vëmendje edhe pozicionimin e bazës së Kuçovës në kohën e perandorisë sovjetike. Kryeministri theksoi se “po të lexosh planin e deklasifikuar të luftës që qëndronte në sirtarët e Kremlinit lufta do të niste me bombardimin e Vjenës, Shtutgartit, Mynihut, Nurembergut, 2 bazave të NATO-s në Danimarkë, 3 bazave në Verona, Padova e Viçensa dhe pjesë e këtij operacioni do të ishin dhe avionët bombardues të bazës së Kuçovës”.
Rama theksoi se sot jetojmë në një epokë tjetër dhe fatmirësisht Shqipëria gjendet në anën tjetër duke mikpritur me krenari dhe respekt aleatët dhe partnerët në një aleancë që është një aleancë vlerash në mbrojtje të paqes e demokracisë.
Ai falënderoi edhe miqtë dhe aleatët e paçmueshëm turq, të cilët për thuajse 3 dekada e mbajtën gjallë frymë e kësaj baze, e cila sot është tërësisht e transformuar dhe e gatshme si një bazë e re taktike e NATO-s, që i tejkalon kufijtë e Shqipërisë.