Ndizen qirinj në Prizren për policin e rënë në krye të detyrës
Lexohet për: 2 min.
totaj
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë komunalë e qytetarë, në Stacionin Policor Alfa në Prizren, shprehën sonte solidaritetin me familjen dhe kolegët e rreshterit të ndjerë, Afrim Bunjaku, i cili humbi jetën dje në incidentin e dhunshëm në Banjskë të Leposaviqit. 

"Në një kohë kur Kosova po përjeton sfida të ndryshme, është e rëndësishme të jemi të bashkuar në ndërtimin e një shoqërie të sigurt dhe të drejtë. Kjo ngjarje e trishtë na bën të reflektojmë mbi rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të të gjitha institucioneve për të siguruar që sundimi i ligjit të zbatohet në gjithë territorin e Kosovës. Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjarëve dhe kolegëve të policit të ndjerë me shpresën që drejtësia të vihet në vend sa më shpejtë. Lavdi!", citohet Totaj në njoftimin e komunës.

Përfaqësues të institucioneve të Kosovës, ambasadori amerikan, kryetari i Komunës së Prishtinës, e policë të tjerë kanë bërë homazhe mbrëmë, para Stacionit Policor Qendër në Prishtinë, dhe kanë bërë ndezjen e qirinjve për policin e rënë të dielën në krye të detyrës, Afrim Bunjaku në veri.

https://kosovapress.com/admin/%E2%80%8Bkosova-nuk-eshte-vetem-ne-shqiperi-sonte-ndizen-qirinj-per-policin-afrim-bunjaku/
https://kosovapress.com/admin/vritet-nje-polic-ne-veri-plagoset-nje-tjeter/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025