Ndizen qirinj në nderim të Astrit Deharit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
qirinjtt
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Me rastin e tetë vjetorit të vdekjes së ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari sonte është bërë ndezja e qirinjve te Murali në Prishtinë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritarë bashkë me familjarë të Astrit Deharit e qytetarë tjerë morën pjesë në këtë përkujtim. I pranishëm ishte edhe avokati Tomë Gashi.

Ndërkaq, sot në homazhe te varri i Astrit Deharit në Zllatar të Prishtinës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se janë të gatshëm si qeveri, ta ndihmojnë prokurorinë e shtetit për të sjellë drejtësinë pas tetë viteve në  zbardhjen e rastit të ish aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Të pranishëm në homazhe ishin familjarë, pjesëtarë të kabinetit qeveritar dhe deputetë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024