Pesë shoferë në Ferizaj janë ndëshkuar nga Policia e Kosovës, meqë të njëjtit nuk respektuan rregullat e trafikut, por i shkelëm “rëndë” ato, të shtunën.
Sipas Policisë, është ndëshkuar me 500 euro një person juridik, kompani transporti, pasi ka lejuar shoferin B.D. të marrë pjesë në komunikacion me kamion me rimorkio, me regjistrim të skaduar nga data 10.12.2025, transmeton KosovaPress.
Ndërkaq, bëhet e ditur se një shofer tjetër, L.L. (23 vjeç), me veturën BMË 320 me targa vendore, është ndaluar për tejkalim në vend të padukshëm dhe në vijë të plotë, në kundërshtim me rregullat e trafikut.
“Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe masë mbrojtëse, heqje e patentë-shoferit për 3 muaj.”Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit për 3 muaj.
Me gjobë 200 euro, 2 pikë negative, masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit për 3 muaj, është dënuar shoferi i një autobusi, 59-vjeçari me inicialet S.S. Ai është ndaluar duke drejtuar autobusin Setra me targa vendore, duke përdorur telefonin gjatë lëvizjes. “Pas verifikimit është konstatuar se kjo ishte hera e dytë e së njëjtës kundërvajtje.”
Të gjitha informacionet e pranuara trajtohen me konfidencialitet të plotë.