Ndërron jetë njëri nga trajnerët e parë shqiptarë
Lexohet për: 1 min.
5-Telegram
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ka ndërruar sot jetë në moshën 91 vjeçare ikona e sportit të Kosovës, Arsim Fehmiu.

Me këtë rast, Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta drejt familjes Fehmiu, raporton KosovaPress.

“Profesor Arsim Fehmiu do të mbetet gjithmonë një figurë e shquar e sportit në Kosovë dhe një burrë i madh i arsimit. Kontributi i tij i jashtëzakonshëm në zhvillimin e sportit, veçanërisht futbollit, do të kujtohet gjithmonë me respekt dhe admirim. Ai ishte një shembull i vërtetë i përkushtimit ndaj atdheut dhe edukoi breza të tërë me pasionin e tij për sportin”, shkruante në telegram ngushëllimin e FFK-së.

Fehmiu ishte ndër trajnerët e parë shqiptarë në ish-shtetin federativ, ndërsa me vizionin e tij kontribuoi në themelimin e institucioneve të pavarura sportive në Kosovë.

Po ashtu, Fehmiu ishte njëri nga themeluesit e Fakultetit të Kulturës Fizike në Universitetin e Prishtinës, ndërsa ai vuri themelet e futbollit, basketbollit, hendbollit dhe volejbollit në këtë institucion të rëndësishëm të arsimit dhe sportit në vendin tonë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025