S'ka kuorum, ndërpritet seanca për presidentin
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
S'ka kuorum, ndërpritet seanca për presidentin
Seancaejashtezakonshme
05/03/2026 - 23:10
Linku u kopjua

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu tha se nuk mund të vazhdohet me votimin, meqë nuk janë prezentë 80 deputetë, raporton KosovaPress.

Haxhiu e ka ndërprerë seancën, derisa tha se do të vazhdohet nëse plotësohen kushtet.

“Nuk i kemi dy të tretat e deputetëve, nga 120 deputetë nuk janë 80 deputetë në sallë. Rrjedhimisht nuk mund të vazhdojmë me votimin e raundeve. Siç e dini në raundin e parë dhe të dytë duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë ndërsa në votimin e tretë të paktën 61 deputetë. Me këtë rast po e ndërpres këtë seancë. Natyrisht se do ta vazhdojmë nëse plotësohen kushtet”, tha ajo.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026