Ndërpritet qarkullimi i automjeteve në pikën kufitare në Jarinjë, shkak punimet në rrugë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ndërpritet qarkullimi i automjeteve në pikën kufitare në Jarinjë, shkak punimet në rrugë
JArinje
09/03/2026 - 13:39
Linku u kopjua

Qarkullimi i automjeteve në dalje të pikëkalimit kufitar në Jarinjë është bllokuar paraditen e së hënës, ka njoftuar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës, transmeton KosovaPress.

Sipas njoftimit zyrtar, bllokimi ka nisur më 9 mars 2026, për shkak të punimeve në anën e Serbisë.

Autoritetet bëjnë të ditur se në anën serbe të kufirit po kryhet pastrimi i rrugës me mjete të rënda, përfshirë eskavatorë dhe kamionë, çka ka pamundësuar përkohësisht lëvizjen e automjeteve.

“Prej orës 10:10 është bllokuar qarkullimi i automjeteve në dalje të PKK Jarinjë, pasi në anën e Serbisë janë duke e pastruar rrugën me eskavatorë dhe kamionë, kështu që asnjë automjet nuk mund të lëvizë”, thuhet në njoftim.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026