Në kuadër të shënimit të Epopesë se UÇK-së shumë qytetarë nga pjesë të ndryshme të Kosovës dhe diaspora vizituan Prekazin për të nderuar sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë të rënët për liri.
Gjatë vizitave, qytetarë të shumtë u ndalën për të bëre homazhe, ndërsa disa prej tyre ndanë edhe emocionet dhe mesazhet e tyre për këto data historike.
“Vizita në Prekaz duke ndier dhimbje për familjen Jashari dhe të gjithë të rënët për atdhe.Për atë arsye edhe vijmë dhe i vizitojmë çdo herë”, tha Limani.
Ndërsa, Xhemile Kryeziu nga komuna e Gjakovës tregoi se këtë vit ishte hera e parë që vizitonte Prekazin, pasi jeton në mërgim në Zvicër.
“Emocione të veçanta se edhe vetë jam nga një familje që kemi dhënë dëshmorë gjatë luftës. Dhe është e shenjtë t’i vizitojë këto vende të shenjta”, tha Kryeziu.
Vizitorët theksuan rëndësinë që këto vende historike të vizitohen dhe të kujtohen nga brezi i ri. Mehmet Hasani nga komuna e Gjakovës, invalid i luftës, kishte mesazh për rininë.
Vizitat në Prekaz gjatë këtyre ditëve vazhdojnë të jenë një traditë. Shumë qytetarë çdo vit vijnë për të kujtuar dhe nderuar sakrificën për lirinë e Kosovës.