Nderim Mustafa: Gjilani dhe Anamorava janë lënë në harresë, më 7 qershor ta ndryshojmë Kosovën
Zgjedhjet 2026
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Nderim Mustafa: Gjilani dhe Anamorava janë lënë në harresë, më 7 qershor ta ndryshojmë Kosovën
Nderim Mustafa 31
04/06/2026 - 09:38
Linku u kopjua

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Nderim Mustafa, ka kritikuar qeverisjen aktuale për, sipas tij, mungesën e investimeve në Gjilan dhe rajonin e Anamoravës.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka deklaruar se Gjilani dhe Anamorava janë lënë në harresë nga Qeveria Kurti, duke përmendur mungesën e projekteve të rëndësishme infrastrukturore, si stadiumi, autostrada dhe hekurudha.

“Gjilani dhe Anamorava janë lënë në harresë nga qeveria Kurti. Pa stadium, pa autostradë dhe tash me premtimin e rremë për hekurudhën”, ka shkruar Mustafa.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e 7 qershorit të mbështesin Partinë Demokratike të Kosovës, duke theksuar se kjo parti ka realizuar projekte të rëndësishme për vendin, përfshirë ndërtimin e autostradave dhe forcimin e institucioneve të sigurisë.

“Ju ftoj ta votojmë Partinë Demokratike të Kosovës, që ka ndërtuar autostrada dhe ka ngritur policinë dhe ushtrinë e shtetit. Stop mashtrimeve. Ta ndryshojmë Kosovën!”, është shprehur ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026