Udhëzimi administrativ për ndalimin e qeseve të plastikës, i cili ka hyrë në fuqi që nga data 29 shtator të këtij viti ka për qëllim nxitjen e riciklimit dhe të përmirësojë qëndrueshmërinë e mjedisit në vend.
Kështu ka thënë ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili thekson se ky udhëzim do të ndalojë prodhimin e qeseve dhe importin e tyre, ndërsa për qeset me pesha të lehta të cilat përdoren për perime nuk do të ndalohen, por pesha e qeseve dhe dizajni i tyre do të jete ndryshe siç ka qenë.
Ministri Aliu shtoi se nga rregullat e Udhëzimit administrativ qeset plastike do të paguhen me nga 5 centë e të cilat mund edhe të ripërdoren.
Johanes Steanbeak Madsen nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka thënë se qëllimi kryesor i Udhëzimit administrativ është pakësimi i përdorimit të qeseve të plastikës. Në këtë mënyrë ai tha do të rritet edhe përgjegjësia tek qytetarët dhe bizneset private.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.
Kosova ka qenë vendi i vetëm deri tash në Ballkanin Perëndimor ku qeset e plastikës për një përdorim ka ofruar falas për konsumatorët.