Ndalohet përdorimi i disa qeseve të plastikës, tjerat bëhen me pagesë
Lexohet për: 2 min.
liburn-me-kese
1 vit më parë
Linku u kopjua

Me moton "Thuaj Jo qeseve plastike! Ruaje mjedisin", Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe  Infrastrukturës bëri të ditur se është finalizuar Udhëzimi Administrativ, me ç’rast qeset e plastikës janë bërë me pagesë e disa do të ndalohen krejtësisht.

Në një konferencë për media të enjten ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu, tregoi se cilat qese do të ndalohen e cilat do të bëhen me pagesë.

Aliu tha se do të lejohen vetëm qeset që lejohen për fruta, nga 25 deri 50 mikronë do të lejohet përdorimi i tyre, e të cilat do të kushtojnë 5 centë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Ministri Aliu tha se me udhëzimin administrativ do të krijohet mundësia e rimbursimit të dispozitave, porse, sipas tij ky proces do të marrë kohë.

https://kosovapress.com/admin/aliu-disa-qese-te-plastikes-ndalohen-e-disa-behen-me-pagese/

Aliu uron që deri në fund të vitit që vjen të mund të ketë rezultatet e para, që pastaj të fillohet të bëhet edhe implementimi i procesit.

E shefi për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Alessandro Bianciardi, derisa u bëri thirrje tw gjitha kompanive të zbatojnë këtë masë, shtoi se nëse do të ketë sukses në zbatimin e rregullave evropiane do të ketë ulje 33 për qind të numrit të përdorimit të qeseve njëpërdorimëshe.

Shefja për Bashkëpunim në Ambasadën gjermane në Kosovë, Vera Baumann, tha se Kosova me këtë akt ligjor po shënon një hap për një vend më të pastër. Ajo shtoi se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në këtë drejtim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024