Ndalohet një shtetas rus në kufi, sekuestrohen mijëra euro e dollarë
Lexohet për: 1 min.
para-1
2 vite më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka sekuestruar një sasi të hollash të padeklaruara nga një shtetas rus që po hynte në territorin e vendit tonë me një veturë me tabela bullgare.

Shtetasi rus me iniciale E.S. (1996) është ndaluar dje për kontroll gjatë të cilit në automjetin BMW, të cilin ai e drejtonte, janë gjetur para të padeklaruara në vlerë totale prej 10.000 dollarësh amerikanë (100 x 100 dollarë) dhe 2.000 euro (40 X 50 euro).

Lidhur me rastin janë njoftuar hetimet rajonale kufitare policore-Perëndimi dhe prokurori i shtetit dhe iniciohet rasti për “mos deklarim të mjeteve monetare”.

Rasti i dorëzohet Doganës së Kosovës për procedurë të mëtutjeshme ligjore.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025