Ndalohet një person për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik
Lexohet për: 2 min.
arrestimi-2
1 vit më parë
Linku u kopjua

Një person është ndaluar për 48-orë në Gjilan për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik.

Siç ka informuar policia, A.K dyshohet se ka falsifikuar një dokument zyrtar të lëshuar kinse nga Ministria e Forcës së Sigurisë (Ministria e Mbrojtjes).

Me dokumentin në fjalë i dyshuari ka aplikuar në një tender publik në vitin 2021, në komunën e Gjilanit dhe e ka fituar të njëjtin.

“Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Gjilan, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Gjilan, kanë kryer veprime hetimore/operative për disa muaj dhe kanë arritur të sigurojnë dëshmi se; i dyshuari me iniciale (A.K.) me rastin e ofertimit në tenderin ’’Furnizim me material për zyre’’ në Komunën e Gjilanit, kishte  falsifikuar dhe dorëzuar referencën të lëshuar më herët në vitin 2021. Me këto referenca ai kishte implikuar Ministrinë e Forcës së sigurisë kinse kishte lëshuar ketë referencë për kompaninë e tij. Me  këto referenca i dyshuari kishte aplikuar në Komunën e Gjilanit në tenderin e lartshënuar duke fituar dhe firmosur kontratën me komunën e Gjilanit në vlerën njëqind e pesëdhjetë e pesë mijë euro (155,000€)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me këto veprime i dyshuari, dyshohet se ka konsumuar veprat penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në Prokurimin publik” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.

 Andaj, sot më datë 13.03.2023, i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit të tij dhe pas intervistimit ndaj të dyshuarit nga Prokurori i shtetit është lëshuar Aktvendim për ndalim dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025