Ndalohet kontrabanda me mallra ushqimore nga Maqedonia e Veriut
Biznes
Lexohet për: 1 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua

Policia në bashkëpunim me Doganën e Kosovës në Debelldeh të Vitisë kanë parandaluar një rast kontrabande me mallra ushqimore nga Maqedonia e Veriut.

Gjatë kontrollit sot, rreth orës 12:40, të një furgoni janë gjetur një sasi mallrash që kapin vlerën në treg prej më shumë se 5 mijë euro.

Mallrat dhe automjeti janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor, ndërsa rasti po trajtohet nga njësitet relevante të Doganës së Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024