Ndahet nga jeta ish-zëdhënësja e FC Dritës
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ndahet nga jeta ish-zëdhënësja e FC Dritës
image (1)
18/03/2026 - 18:10
Linku u kopjua

Lajm i trishtë për futbollin kosovar dhe komunitetin e gazetarisë. Klubi i futbollit Drita ka njoftuar ndarjen e hershme nga jeta të zëdhënëses së tyre, Elife Sherifi.

Elifja shërbeu me përkushtim të pashoq në krye të zyrës për media të klubit gjilanas për më shumë se gjashtë vite, duke qenë një urë lidhëse profesionale mes klubit dhe publikut. Para se të merrte detyrën zyrtare, ajo njihej si një adhuruese e flaktë e ngjyrave "bardhekaltër", dashuri të cilën e jetësoi përmes punës dhe angazhimit të saj ditor.

Përmes një komunikate zyrtare, FC Drita ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Sherifi dhe miqtë e saj, duke vlerësuar lart kontributin e saj si një profesioniste e shquar që la gjurmë të pashlyeshme në organizimin e klubit. Bashkëpunimi i saj me kolegët gazetarë dhe afërsia me ambientin sportiv do të mbeten gjatë në kujtesën e të gjithëve.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026