Një grua 99-vjeçare, që besohet të jetë nxënësja më e vjetër në botë e shkollës fillore, ka ndërruar jetë në mënyrë paqësore në shtëpinë e saj në Kenia. BBC raporton se Priscilla Sitienei pati komplikime shëndetësore pasi ndoqi mësimin të mërkurën. Ajo dhe shokët e saj të klasës 12-vjeçare po përgatiteshin për provimet përfundimtare që do të fillonin javën e ardhshme.
Historia e zonjës Sitienei frymëzoi një film dhe u lavdërua nga agjencia e kulturës dhe arsimit e OKB-së, Unesco. Ajo u rrit në Kenian e pushtuar nga britanikët dhe jetoi luftën e vendit të saj për pavarësi.
Ajo iu bashkua Shkollës Përgatitore të Leaders Vision në 2010, por gjithashtu i shërbeu fshatit të saj Ndalat në Luginën e Riftit si mami për më shumë se 65 vjet. Ajo kishte ndihmuar të lindnin disa nga shoqet e saj, të cilat atëherë ishin të moshës nga 10-14 vjeç.
E njohur me dashuri si “Gogo”, që do të thotë gjyshe në gjuhën lokale Kalenjin, ajo i tha BBC-së në vitin 2015 se po mësonte të lexonte dhe të shkruante, një mundësi që nuk e kishte kurrë si fëmijë. “Unë shoh fëmijë që janë të humbur, fëmijë pa baballarë, të pashpresë. Unë dua t’i frymëzoj ata të shkojnë në shkollë,” shtoi ajo./BBC