Ndahet nga jeta Matthew Perry, aktori i famshëm i komedisë "Shokët"
Lexohet për: 2 min.
FhjPR3WWIAEZosr
1 vit më parë
Linku u kopjua

Aktori Matthew Perry, i cili është bërë i famshëm me personazhin e Çendler Bingut në komedinë amerikane "Shokët", ka vdekur të shtunën në moshën 54 vjeç.

Vdekja e tij u konfirmua nga televizioni "NBC", i cili transmetoi serialin "Shokët" për 10 vjet nga viti 1994 deri në 2004-ën.

"Ai u solli kaq shumë gëzim qindra miliona njerëzve në mbarë botën me ritmin e përsosur prej komediani dhe me zgjuarsinë e tij. Trashëgimia e tij do t'u kalojë brezave të panumërt," njoftoi "NBC" në rrjetin social X.

Sipas mediave amerikane, artisti amerikano-kanadez u gjet i vdekur në një vaskë në shtëpinë e tij në Los Anxheles.

Në serialin jashtëzakonisht të suksesshëm, "Shokët", Peri në rolin e Çendlerit luajti përkrah pesë personazheve të tjerë, të cilët banonin në apartamentet e njëri-tjetrit dhe takoheshin për kafe në "Central Perk", një kafene në Manhatan, Nju-Jork.

Një nga linjat kryesore të historisë përfshinte një romancë midis Çendlerit dhe Monika Gellerit, personazhi i luajtur nga Courteney Cox, të cilët edhe u martuan bashkë. Të gjashtë aktorët u rikthyen 17 vjet më pas në një serial special që u transmetua në vitin 2021.

Peri për disa vite u fsheh nga publiku duke luftuar varësinë e tij ndaj ilaçeve dhe alkoolit, sfidë që e detajoi edhe në romanin e tij memuaristik të vitit 2022, "Shokët, të dashuruarit dhe gjëja më e tmerrshme".

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025