Ndahet nga jeta legjenda rumune, Mircea Lucescu
Tjera
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ndahet nga jeta legjenda rumune, Mircea Lucescu
mircea
07/04/2026 - 20:33
Linku u kopjua

Lajmi për ndarjen nga jeta të Mircea Lucescu ka zhytur në zi të gjithë botën e futbollit.

Sipas raportimeve nga gazeta romune Golazo, trajneri legjendar vdiq në moshën 80-vjeçare në Spitalin Universitar të Bukureshtit, pas një beteje me komplikime të rënda kardiake që nisën gjatë një mbledhjeje teknike me kombëtaren rumune.

Lucescu mbylli sytë përgjithmonë duke përmbushur amanetin e tij të thënë vite më parë: “Të vdesësh në fushë është gjëja më e bukur që mund t'i ndodhë një trajneri”.

“Do të dëshiroja të vdisja në fushë, sepse do të thotë se ke jetuar gjithçka në mes të betejës.” deklaroi Lucescu.

Me një karrierë që shtrihet në gjashtë dekada, "Il Luce" mbetet trajneri i dytë më i suksesshëm në historinë e futbollit rumun dhe i vetmi në botë që ka fituar trofe me shtatë skuadra të ndryshme, duke lënë pas emra si Mourinho e Ancelotti.

Nga kualifikimi historik i Rumanisë në Euro 1984 e deri te triumfi në Kupën UEFA me Shakhtar Donetsk, trashëgimia e tij prej 35 trofesh është një rekord i rrallë.

Ai do të kujtohet gjithashtu si njeriu që i dha debutimin legjendës Gică Hagi, duke mbetur përjetësisht një simbol kombëtar dhe një "mësues" i madh i lojës magjike.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026