Ndahen dy çmime në fushën e kulturës, Çeku e vlerëson moment të rëndësishëm
Lexohet për: 3 min.
Ministria e Kultures
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Përmes një ceremonie në ministrinë e Kulturës, është ndarë Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Muslim Mulliqi”,  për gruan e parë të diplomuar në pikturë, të ndjerën Alije Vokshi, të cilin e pranoi vajza e saj. Po ashtu, është ndarë edhe Çmimi Vjetor për të Arriturat në Fushën e Artit Pamor për vitin 2023, të cilin e mori piktori Esat Valla.

Pas ndarjes së çmimeve ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku shprehu mirënjohje për kontributin e veçantë të Vokshit dhe Valles në fushën e kulturës, derisa u shpreh i nderuar për dhënien e këtyre çmimeve.

Çeku e vlerësoi si moment shumë të rëndësishëm ndarjen e këtyre shpërblimeve.

Vajza e të ndjerës, Alije Vokshi, Visare Vokshi Selimaj u shpreh e emocionuar dhe e privilegjuar pas pranimit të Çmimit Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Muslim Mulliqi”.

Po ashtu, fituesi i Çmimit Vjetor për të Arriturat në Fushën e Artit Pamor për vitin 2023, Esat Valla u shpreh i nderuar për marrjen e këtij çmimi.

Ndërkaq, anëtarja e komisionit vlerësues për ndarjen e këtyre çmimeve, Valbona Zherka vlerësoi lartë kontributin e Vokshit dhe Vallës, derisa potencoi se ishte privilegj për të caktimi si juri për dhënien e çmimeve.

Zherka tha se të dy artistët kanë dhënë shumë prej vetes për edukimin e  gjeneratave dhe sukseset e tyre.

Alije Vokshi është gruaja e parë e diplomuar në pikturë, duke u bërë një ndër pionierët e artit pamor ne Kosovë. Veprat e Alije Vokshit janë të njohura për kapjen e shprehjes emocionale që mbeti qendrore në praktikën e Vokshit, derisa ajo zhvilloi stilin e saj duke u lëvizur nga ekspresionizmi figurativ në ekspresionizëm abstrakt dhe vizatim.

Vokshi ka qenë e angazhuar si profesoreshe në Fakultetin e Arteve nga themelimi i tij në vitin 1974, e deri ne pensionim ne vitin 2015. Veprat e Vokshit janë pjesë e koleksionit të Galerisë Kombëtare të Kosovës dhe në Galerinë Kombëtare te Arteve, Tiranë.

Ndërkaq, profesori dhe piktori Esat Valla është i njohur për pikturat e tije syreale.

Krijimtaria e Valles është e inspiruar nga vendi i tij ku kohe pas kohe shohim dritaret si simbolike që futen në veprat e tij duke prezantuar spektrin e thyerjes së dritës në reflekset e saj dhe personazhet e heshtura, boten para dhe prapa kornizës. Ai vazhdon të jetë aktiv ne shprehjen e tij artistike edhe sot.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024