Këtë javë në Bjeshkët e Rugovës po zhvillohet faza e dytë e trajnimit për udhërrëfyes malor në kuadër të projektit NaturKosovo.
"NaturKosovo: Kryeqendra natyrore dhe kulturore në Kosovë dhe zhvillimi i qëndrueshëm turistik i Via Dinarica" ??ka për qëllim të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në Kosovë, përmes zgjerimit të burimeve historike, kulturore dhe natyrore që lidhen me Via Dinarica në Kosovë.
Kursi organizohet nga UTALAYA foundation dhe ofrohet nga Mountaineering Federation of North Macedonia (FPSM) - e cila është zyrtarisht e akredituar nga the Union Internationale des Associations d'Alpinisme (UIAA) si ofrues trajnimi - në bashkëpunim me ekspertë vendas. Projekti ofron mundësi të ndryshme trajnimi dhe financimi që synojnë të rrisin standardet e shërbimeve turistike përgjatë Via Dinarica dhe në sektorin e turizmit malor në përgjithësi.
Kursi i trajnimit mbi teknikat e drejtimit malor sipas standardeve të njohura dhe të vendosura ndërkombëtarisht ka për qëllim që përfituesit të fitojnë aftësitë e nevojshme për të shoqëruar grupet e turistëve përgjatë rrugëve malore. Ai trajton të gjitha aspektet dhe dimensionet që lidhen me teknikat e ecjes, sigurinë e ecjes dhe alpinizmin nga pikëpamja teorike dhe praktike, dhe ofron një periudhë mentorimi për udhërrëfyesit aspirues malor.