Më 7 qershor, u nënshkrua Memorandum bashkëpunimi ndërmjet OJQ-së italiane bartëse e projektit NaturKosovo – “Volontari nel Mondo RTM” dhe Fakultetit “Haxhi Zeka” Pejë.
NaturKosovo: Trashegimi natyrore dhe kulturore në Kosovë dhe zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit të Via Dinarica, synon të zhvillojë turizmin e qëndrueshëm në Kosovë përmes konsolidimit, përmirësimit dhe promovimit të seksionit kombëtar të shtegut malor Via Dinarica, në Parkun Kombëtar Bjeshkët e Nemuna.Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar dhe sigurim të cilësisë, Prof. Dr. Edmond Beqiri – ka theksuar se, ofrimi i ekspertizave dhe shkëmbimet profesionale ndërkombëtare dhe promovimi i përbashket i iniciativave ngrisin dhe ndihmojnë zhvillimin ekonomik dhe turizmin e qëndrueshëm në këtë zonë të Via Dinarica-s.
Gjatë cermonisë së nënshkrimit të Memorandumit, Përfaqësuesja Ligjore e RTM-së në Kosovë, Valentina Gjinaj, ka thënë se ky bashkëpunim fuqizon dimensionin partneriteve sa më kompetente të projektit që do të kontribuojnë në përmirësimin e shteugut dhe shërbimeve të Via Dinarica-s për të nxitur vizitorë sa më shumë dhe për të ju ofruar atyre një shteg malor sa më atraktiv të kulturës dhe natyrës.
Andaj Projekti NaturKosovo në kuadër të të cilit kyq partneritet dhe eskpertizë ndërkombëtare dhe vendore dëshiron të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit, përmes mbrojtjes dhe zgjerimit të shtrirjes kosovare të Via Dinaricës, në zonën e komunave të Pejës, Deçanit dhe Junikut.
Projekti është një iniciativë e financuar dhe promovuar nga AICS Tirana me mbështetjen e Ambasadës së Italisë në Prishtinë, e implementuar nga Volontari nel Mondo RTM dhe CELIM Kosova në bashkëpunim me Utalaya Foundation, CAI - Club Alpino Italiano, Corpo National Alpine dhe Shpëtim Speleologjik - CNSAS, A.I.T.R. - Shoqata Italiane e Turizmit të Përgjegjshëm.