NATO nënshkruan një marrëveshje tjetër për prodhimin e predhave të artilerisë në vlerë 1.2 miliardë dollarë
Lexohet për: 1 min.
thumbs_b_c_4f933b0998fd3d67a1cbdc51c91db670
11 muaj më parë
Linku u kopjua

NATO njoftoi të martën se nënshkroi një tjetër marrëveshje për prodhimin e artilerisë në vlerë prej 1.2 miliardë dollarë.

“Lufta e Rusisë në Ukrainë është kthyer në një betejë për municione, kështu që është e rëndësishme që aleatët të mbushin rezervat e tyre, pasi ne vazhdojmë të mbështesim Ukrainën”, tha sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg, sipas një deklarate të aleancës, shkruan AA, transmeton KosovaPress.

"Kjo është një nxitje e rëndësishme për industrinë tonë të mbrojtjes transatlantike, duke na ndihmuar të përmbushim nevojat tona të sigurisë, ndërkohë që vazhdojmë të ofrojmë mbështetje jetike për Ukrainën", tha ai në një ceremoni nënshkrimi me Agjencinë e Mbështetjes dhe Prokurimit të NATO-s (NSPA) në Bruksel.

Ai zbuloi se NSPA ka rënë dakord për kontrata me vlerë rreth 10 miliardë dollarë që nga korriku, duke përfshirë predha obusi, municione tankesh, raketa të drejtuara antitank dhe municione 155 milimetrash dhe raketa interceptuese Patriot.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025