Parashutistët e ushtrive të NATO-s kryen sot mbi Rumani operacionin më të madh me parashutë të aleatëve të Atlantikut të Veriut që nga Lufta e Dytë Botërore, njoftoi NATO.
Operacioni ishte pjesë e stërvitjes ushtarake "Reagimi i Shpejtë 2024", e cila është pjesë e manovrave mbrojtëse "Resolute Defender 2024", më e madhja për disa dekada brenda NATO-s. 90.000 ushtarë nga të 32 vendet e NATO-s marrin pjesë.
Parashutistët u dërguan me 14 avionë transporti në zonat e rënies, gjë që e bën operacionin një nga më të mëdhenjtë dhe më të ndërlikuarit këtë vit.
Stërvitja “Rapid Response 2024” në Rumani zgjat deri më 24 maj.
Skenari i stërvitjes parashikon çlirimin e territorit të pushtuar me një kundërsulm me ulje me parashutë.
Stërvitja zhvillohet nga Ballkani në Baltik, organizuar nga Komanda e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë. Segmenti kryesor i stërvitjes në Rumani është përdorimi i municioneve të gjalla.