NATO forcon mbrojtjen ajrore në Turqi pas sulmeve të Iranit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
NATO forcon mbrojtjen ajrore në Turqi pas sulmeve të Iranit
Turqia
10/03/2026 - 10:02
Linku u kopjua

Turqia njoftoi të martën se një sistem i mbrojtjes ajrore Patriot po përgatitet për gatishmëri operacionale në Malatya, në lindje të vendit, në koordinim me NATO-n, për të mbrojtur hapësirën ajrore mes tensioneve në rritje në rajon.

“Në dritën e zhvillimeve të fundit në rajonin tonë, po merren masat e nevojshme për të siguruar kufijtë dhe hapësirën tonë ajrore, dhe jemi në konsultime me NATO-n dhe aleatët tanë”, tha ministria, sipas agjencisë turke të lajmeve Anadolu, transmeton KosovaPress.

Njoftimi vjen në mes të tensioneve pas sulmeve të përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, të cilave Teherani u është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa në disa vende të rajonit, ndërsa ka mbyllur edhe Ngushticën strategjike të Hormuzit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026