NATO emëron gjermanin Thomas Schulte-Borghoff kryekëshilltar të saj për FSK
5-Fifth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
NATO emëron gjermanin Thomas Schulte-Borghoff kryekëshilltar të saj për FSK
nalt nato
08/04/2026 - 17:45
Linku u kopjua

Ushtaraku gjerman, Thomas Schulte-Borghoff, që mban gradën gjeneral brigade, ka marrë zyrtarisht detyrën si Drejtor i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë (NALT), duke e pasuar në këtë pozitë homologun e tij Doctor Sven Lange. Ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës u mbajt sot në Ministrinë e Mbrojtjes në Prishtinë, bëhet e ditur në një njoftim që ka dërguar KFOR-i.

Gjenerali Lange, i cili drejtoi NALT-in që nga marsi i vitit 2025, theksoi rëndësinë e besimit dhe bashkëpunimit në procesin e këshillimit, për cfarë tha se ka sukses “vetëm kur ekziston gatishmëri për ta pranuar atë, duke vlerësuar praninë dhe bashkëpunimin e institucioneve të sigurisë në Kosovë”.

Drejtori i ri, Schulte-Borghoff, vlerësoi punën e paraardhësit të tij dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar mbi bazat e vendosura.

“Pres me padurim të vazhdoj rrugën që je e keni bërë gati. Keni vendosur një themel të fortë dhe është privilegj të punoj me një ekip kaq profesional,” tha ai, transmeton KosovaPress.

Gjenerali Schulte-Borghoff ka një karrierë të pasur në forcat e armatosura gjermane, duke shërbyer në pozita të larta në strukturat komanduese gjermane, në Ministrinë Federale të Mbrojtjes dhe në Komandën e Operacioneve Aleate (SHAPE). Ai është gjithashtu i diplomuar në Kolegjin e Mbrojtjes të NATO-s.

Misioni i NALT në Kosovë, që nga gushti i vitit 2016, është të këshillojë institucionet e sigurisë, veçanërisht Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe të ndihmojë në zhvillimin profesional dhe institucional të këtyre strukturave. PO ashtu, ky ekip , lehtëson bashkëpunimin dhe koordinimin me NATO-n e partnerët ndërkombëtarë dhe mbështet transformimin dhe avancimin e FSK-së, në përputhje me mandatin dhe standardet ndërkombëtare. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026