NATO do të shtojë praninë në Baltik për shkak të sabotimeve të mundshme
Bota
Lexohet për: 1 min.
NATO do të shtojë praninë në Baltik për shkak të sabotimeve të mundshme
18 orë më parë
Linku u kopjua

Aleanca Veri-Atlantike ka paralajmëruar se do të shtojë praninë e saj në Detin Baltik pas sabotimit të dyshuar të kabllos elektrike nëndetëse Estlink 2 dhe katër linjave të internetit.

"Ne ramë dakord me Estoninë dhe i thamë gjithashtu sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, se dëshira jonë është të kemi një prani më të fortë të NATO-s," tha presidenti finlandez Alexander Stubb në një konferencë shtypi.

Rutte tha se kishte folur me Stubb për hetimin finlandez, duke shprehur mbështetjen e tij.

“NATO do të rrisë praninë e saj ushtarake në Detin Baltik”, shkroi Rutte në X.

Më herët, Estonia njoftoi se forcat e saj të armatosura kishin nisur një operacion detar për të mbrojtur kabllon e energjisë nënujore Estlink 1 në Detin Baltik.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024